Vendosni fjalën kyçe....

“Më 11 maj o mustaqet e Kujtim Gjuzit o integrimin në BE. Drejtësinë s’e solli as Zoti, as Amerika” – Rama


Çështje mes mustaqeve të Kujtim Gjuzit e integrimit në BE i ka quajtur kryeministri Rama zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me komentuesit, kreu i qeverisë tha se është i pangopur për ta parë Shqipërinë dhe shqiptarët sa më lart që të jetë e mundur ndërsa ironizoi kreun e PD-së dhe aleatët e tij për zgjedhje. Rama përsëriti gjithashtu se drejtësinë e pavarur në vend e solli ai dhe PS-ja dhe jo Zoti a Amerika.

“Unë nuk ngopem duke parë Shqipërinë që të përmirësohet. Ne kemi probleme të cilësisë së drejtësisë po janë pjesë e procesit të rritjes së drejtësisë. Ti nuk e di sa i pangopur jam unë për ta parë Shqipërinë dhe shqiptarët lart. Këtu është një çështjes mes Kujtim Gjuzit dhe Evropës. Vetëm mutaqet e Kujtim Gjuzit, janë madhështore po t’ia shohësh. Kjo ka të bëjë më dhënien e të drejtës së shqiptarit që të shkojë e të rrijë ku të dojë e ku t’i teket. Ky është 11 maji. Drejtësinë nuk e solli Zoti, nuk e solli Amerika, se ata aty ishin. E sollëm ne. Dhe në BE integrohesh pikërisht për këtë, për luftën kundër korrupsionit.” – tha Rama.