Vendosni fjalën kyçe....

FIFA mund të zgjerojë pjesëmarrjen në 64 ekipe për Kupën e Botës 2030


FIFA do shqyrtojë një propozim për të zgjeruar Kupën e Botës 2030 në 64 ekipe për të shënuar njëqindvjetorin e botërorit, tha të enjten.

Kupa e Botës 2030 do mbahet në Marok, Spanjë dhe Portugali, me Argjentinën, Paraguajin dhe Uruguain, ku u organizua edicioni përurues, që do presin tre ndeshje.

Kupa e Botës tashmë është zgjeruar nga 32 në 48 ekipe për edicionin e vitit të ardhshëm  që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, shkruan Reuters.

“Një propozim për të analizuar një Botëror FIFA me 64 ekipe për të festuar njëqindvjetorin e Kupës së Botës FIFA në 2030 u ngrit spontanisht nga një anëtar i Këshillit të FIFA-s në fund të rendit të ditës afër fundit të mbledhjes së Këshillit të FIFA-s të mbajtur më 5 mars 2025,” tha një zëdhënës i FIFA-s për Reuters.

“Ideja u pranua pasi FIFA ka për detyrë të analizojë çdo propozim nga një prej anëtarëve të Këshillit të saj.”

Më herët të enjten, New York Times tha se propozimi ishte bërë nga Ignacio Alonso, një delegat nga Uruguai.

Gazeta, e cila nuk përmendi burimet e saj, tha se propozimi u prit me ‘heshtje dhe habi’ nga pjesëmarrësit.

Ai shtoi se sipas tre personave në takim, “FIFA kishte të ngjarë të udhëhiqej nga përfitimet financiare dhe politike po aq sa ato sportive kur ishte fjala për marrjen e një vendimi për këtë çështje.