Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti refuzon të paraqitet në Prokurorinë Speciale, fton hetuesit në zyrën e tij


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale në orën e caktuar, por në vend të kësaj, ai mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të një çerdheje në Gjilan.

Kurti e akuzoi Prokurorinë se po sulmon qeverinë dhe deklaroi se është i gatshëm të dëshmojë, por vetëm në zyrën e tij. Prokuroria Speciale ende nuk ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit.

“Asnjëherë s’kam thënë se s’do të jap dëshmi dhe e refuzoj…Kam thënë se jam i gatshëm dhe i interesuar. Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret kur mund të bëhen. Mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit…

S’ka ndonjë arsye që të mos vazhdojë. Pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime.

Nëse prokuroria e ka pas të rëndësishme dëshminë time, duhet të vinte te ne. Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin”, tha Kurti.