
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka dorëzuar në SPAK 11.3 kg prova, që sipas tij, faktojnë korrupsionin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi ka paralajmëruar se do të dorëzojë edhe më shumë materiale në ditët në vijim. Ai gjithashtu ka njoftuar një konferencë për shtyp të premten, në orën 11:30, ku pritet të japë më shumë detaje mbi akuzat.