
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj artikullit të BIRN-it dega Shqipëri e cila shkruante se sulmet e kreut të qeverisë ndaj SPAK dhe GJKKO kanë për qëllim minimin e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë.
Rama shkruan se “ekspertët e drejtësisë” të përmendur nga artikulli ose janë të sëmurë ideologjikisht ose kundërshtarë kokëbosh ose të paguar.
Kryeministri thotë se reagimet e tij ndaj drejtësisë kanë për qëllim vetëm drejtësi Evropiane për Shqipërinë 2030.
“Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar*… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030”
*Gjyqi i qëllimeve ishte një praktikë e përditshme e komunizmit”-shkruan Rama.
Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar*… Zakonisht këtej nga anët… pic.twitter.com/geXuBlZvij
— Edi Rama (@ediramaal) February 27, 2025