
Safet Gjici ka kërkuar për herë të dytë lirinë. Avokati i ish-kryebashkiaku të Kukësit ka dorëzuar kërkesën në gjykatën e Elbasanit duke kërkuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në shtëpi.
Më herët gjykata e kishte hedhur poshtë një kërkesë të ngjashme.
Gjici është dënuar me 2 vjet burg e 5 vjet ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike pas arrestimit më 24 qershor 2023.
Ai u prangos pas daljes së një videoje intime në zyrën e tij me Alma Kaçin, ku u diskutua një projekt i kërkuar nga kjo e fundit. Kaçi u dënua me 1 vit burg për prostitucion nga i cili kishte arritur përfitime të paligjshme.