Vendosni fjalën kyçe....

Rruga e Arbrit hapet më 14 mars, Rama: Do të jetë pa pagesë


 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se më 14 mars pritet të hapet plotësisht Rruga e Arbrit. Ai theksoi se ky aks do të jetë pa pagesë për qytetarët, të paktën për sa kohë ai është në detyrë.

“Nuk do paguash asgjë, zero. Sa të jem unë këtu, s’do ketë pagesë”, u shpreh Rama, duke shtuar se në të ardhmen të gjitha rrugët mund të bëhen me pagesë, por jo Rruga e Arbrit.

“Është mbledhur gjithë syri i keq atje. Më 14 mars është plani për tu hapur. Është rrugë shqiptare, ajo është PPP. Nuk do paguash asgjë zero, nuk do ketë pagesë.

Sa të jem unë këtu, s’do ketë pagesë. Se do vijë një ditë që do bëhen gjitha me pagesë kjo nuk diskutohet, por jo rruga e Arbrit sa të jem unë këtu”, tha Rama.