
Kreu i qeverisë përsëriti sot se SPAK-u është ngritur me vullnetin dhe mbështetjen e PS-së dhe se duhet që pavarësinë e fituar ta vërë në shërbim të një drejtësie me integritet dhe duke respektuar standardet.
Rama theksoi se prokuroria duhet të luftojë me veten për të përmirësuar standardet dhe integritetin.
“Për bukë nuk kanë vuajtur shqiptarërt asnjëherë në histori, as në kohën Skënderbeu, madje në krizën e luftës italo-greke, grekët erdhën këtu për të ngrënë bukë. Bukë, bukë, aman mor burrë duket sikur e bëni kastile këtë gjë. S’kemi bukë, s’kemi bukë. SPAK-un e solli Amerika, e bëri amerika, e mban Amerika. Tani Amerika nuk është më, i ka tërehqur Amerika dhe për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës amerikane për SPAK-un, për drejtësinë. SPAK-u do jetë e do mbetet aty dhe është ndërtuar nga vullneti dhe mbështetja e PS-së. Sot kemi prova të pakundërshtueshme të SPAK-ut por duhet edhe standardi dhe integriteti. SPAK-u duhet të luftojë me vetveten dhe të ketë parasysh se pavarësia duhet vënë në funksion të një pavarësie të drejtë që godet majtas-djathtas por duke ruajtur principet e kulturës së bashkëjetëesës evropiane. ” – tha Rama.