
Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur mesditën e sotme (24 shkurt) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Arsyet e thirrjes në SPAK ende nuk janë bërë të ditura.
Kujtojmë që ai është kallëzuar disa vite më parë nga KLSH për disa tendera në kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kavajës.
Një vit më parë Prokuroria e Durrësit kërkoi pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, por Gjykata e Posaçme vendosi që çështja t’i kalojë SPAK.