Vendosni fjalën kyçe....

Katër të arrestuar në Tiranë e Berat


Një 32-vjecar është arrestuar në Berat pasi akuzohet  për shitje kanabisi.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale J.D. banues në Dimal ndërsa është proeduar penalisht 22-vjeçari me iniciale N.Z. banues në Kuçovë.

Gjatë operacionit të policisë është sekuestruar edhe 1 kg kanabis e futur në qese plastmasi.

“Gjatë kontrollit në banesën e 32- vjeçarit, policia gjeti dy qese me rreth një kilogramë lëndë narkotike  kanabis në formë boçeje që ky shtetas po e përpunonte duke e ndarë në doza me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit N. Z, gjatë kontro+llit fizik, policia i gjeti  një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi Jurgen Dymko” – thuhet në njoftimin e policisë.

Në Tiranë janë arrestuar tre persona të shpallur në kërkim. Ata akuzohen për vjedhje, kanosje e shitje lëndësh narkotike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan personin e shpallur në kërkim M. K., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj për veprën penale “Vjedhja”.

Po ashtu, në pranga u vendos edhe E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosje”, ” Shkatërrim prone” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjahut apo sportive”. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

 ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin e shpallur në kërkim R. L., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, thuhet në njoftimin e policisë.