Vendosni fjalën kyçe....

Taulanda Jupi: Ortakët anti-SPAK bashkohen për interesat e tyre jo për të mirën e shqiptarëve


Anëtarja e kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Taulanda Jupi ka denoncuar marrëveshjen PS-PD për kodin Zgjedhor dhe u shpreh se  do i bashkojnë votat edhe për të shkrirë SPAK-un

Ajo theksoi se ata janë të gatshëm të bashkohen për konçesione dhe interesa të pushtetit, por nuk veprojnë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, si rritjen e pensioneve dhe pagave.

Jupi bëri thirrje për zgjedhje të reja më 11 maj, duke kërkuar politikanë të rinj që mbështesin SPAK-un dhe interesat e qytetarëve.

Postimi:

Ortakët anti-SPAK bashkojnë votat përsëri!

Siç i bashkuan votat mbrëmë për të numëruar votën e Diasporës me komisionerë partiakë, ashtu do t’i bashkojnë votat me njëri-tjetrin për të shkrirë SPAK-un.

A e keni vënë re se sa shpejt bien në ujdi me sho-shoqin për hallet dhe interesat e tyre:

Ndryshimi i Kushtetutës brenda natës në vitin 2008

Mbyllja e listave

Amnistia penale për të dënuarit për korrupsion

Komisionet partiake për votën e Diasporës

Konçesionet për oligarkin

Deklaratat për të shkrirë SPAK

Po pse nuk bashkohen asnjëherë për të mirën e shqiptarëve?

Pse nuk votojnë për të rritur pensionet?

Pse nuk miratojnë rritjen e pagave?

Pse nuk kthejnë pronat tek i zoti?

Pse nuk mbrojnë konkurrencën e ndershme dhe sipërmarrjen?

Sa herë i shihni të zihen si rrugeçër, mos u gënjeni! Është thjesht teatër për të mashtruar shqiptarët.

Në prapaskenë, janë miq dhe ortakë, duke ndarë tortën e pushtetit, konçesionet, PPP-të dhe bandat!

Më 11 maj, shqiptarët kanë vetëm dy zgjedhje:

Ose t’u japin Ramës dhe Berishës shumicën kushtetuese për të shkrirë SPAK-un

Ose të çojnë në Parlament politikanë të rinj, pa halle me drejtësinë, që mbështesin SPAK-un dhe mirëqenien e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.