Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Veliajt, Lëvizja Bashkë thërret protestë për dorëheqjen e Ramës


Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn, Lëvizja Bashkë ka reaguar duke e quajtur një hap të rëndësishëm për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.

Lëvizja Bashkë thotë se korrupsioni në Shqipëri shkon më lart se Veliaj deri tek Edi Rama.

Me këtë rast ata kanë thirrur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë për korrupsion.

Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama.

Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë.

Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive.

Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë”-thuhet në njoftimin e Lëvizjes Bashkë.