
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar negociatorët të kthehen në Katar për të vijuar bisedimet për armëpushim me Hamasin, pasi u realizua shkëmbimi i pestë i pengjeve dhe të burgosurve, raporton agjencia e lajmeve Agence France-Presse (AFP).
Netanyahu përsëriti angazhimin e tij për të shkatërruar Hamasin dhe për të liruar të gjithë pengjet e mbetura, duke e cilësuar këtë grup si “përbindësha” pas lirimit të tre pengjeve izraelitë nga Gaza. Pamjet treguan se ata ishin të dobësuar dhe u detyruan të flisnin në skenë para lirimit.
Sipas spitalit që po trajton të liruarit, Or Levy dhe Eli Sharabi ndodhen në “gjendje të rënduar mjekësore”, ndërsa Ohad Ben Ami vuan nga “kequshqyerje e rëndë”.
Në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli liroi 183 të burgosur palestinezë.
Shoqata palestineze për mbrojtjen e të burgosurve njoftoi se shtatë prej tyre u shtruan në spital “për shkak të brutalitetit që pësuan” gjatë paraburgimit në burgjet izraelite.
Organizatat e të drejtave të njeriut dhe sinjalizuesit kanë akuzuar autoritetet izraelite për një politikë të “abuzimit të institucionalizuar” në qendrat e paraburgimit dhe burgjet e vendit.