
Presidenti amerikan Trump tha të hënën se dëshiron që Ukraina të furnizojë Shtetet e Bashkuara me minerale të rralla si një formë pagese për mbështetjen financiare të përpjekjeve të vendit në luftën kundër Rusisë.
Trump, duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, tha se Ukraina ishte i gatshme, duke shtuar se ai kërkon “njëfarë shërblimi” nga Ukraina për mbështetjen me rreth 300 miliardë dollarë nga Uashingtoni.
“Ne po i themi Ukrainës se ata kanë minerale të rralla shumë të dobishme,” tha Trump.
“Ne po kërkojmë të bëjmë një marrëveshje me Ukrainën, ku ata do lajnë atë që ne po u japim me toka dhe minerale.”
Mineralet e rralla janë një grup prej 17 metalesh që përdoren për të prodhuar magnetet që e kthejnë energjinë në lëvizje për automjetet elektrike, celularët dhe pajisjet e tjera elektronike.
Studimi Gjeologjik i SHBA-së i konsideron 50 minerale si jetike për ekonominë e vendit dhe mbrojtjen kombëtare, duke përfshirë disa lloje tejet të rrallave.
Ukraina përmban depozita të mëdha të uraniumit, litiumit dhe titaniumit, megjithëse asnjë nuk mendohet të jetë një nga pesë më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi dhe SHBA ka rezervat e veta të pashfrytëzuara të këtyre dhe mineraleve të tjera jetike.