Vendosni fjalën kyçe....

Trump sugjeron që palestinezët e Gazas të rivendosen në gjashtë vende të ndryshme


Presidenti Donald Trump pretendon se qeveria saudite nuk po bën presion për krijimin e një shteti palestinez. .

Ai po ashtu argumenton se populli palestinez duhet të zhvendoset në Egjipt dhe Jordani – pavarësisht komenteve nga liderët e atyre vendeve që sugjerojnë të kundërtën.

Trump thotë se edhe vendet e tjera do të pranojnë palestinezë, por nuk specifikoi se për cilat vende e kishte fjalën.

“Kemi të bëjmë me njerëz shumë kompleks,” thotë ai.

Ai sugjeron se “sama masive parash, të ofruara nga njerëz të tjerë, kombe shumë të pasura”, do të lejojnë palestinezët të rivendosen në deri në gjashtë vende të ndryshme.

Gaza është një garanci se ata do të përfundojnë duke vdekur”, thotë Trump.

Ai shton: “Kush do të donte të kthehej?” dhe sugjeron që njerëzit duan të largohen nga Gaza dhe të mos kthehen.

Komentet Trump i bëri në bashkëbisedimin me gazetarët pas takimit me Benjamin Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë.