
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar se ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve në 476 banesa të prekura nga përmbytjet e fundit.
Ajo theksoi se, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të dëmeve, pronarët e këtyre banesave do të dëmshpërblehen përkatësisht. Sako siguroi qytetarët se Bashkia e Durrësit është e angazhuar dhe e gatshme të mbështesë familjet e dëmtuara.
“Ka përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër procesi i evidentimit të dëmeve në 476 banesa gjithsej. Pasi të kryhet edhe procesi i vlerësimit, të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin dëmshpërblimet përkatëse. Jemi në çdo moment në shërbim të qytetarëve të Durrësit”, tha kryebashkiakja Sako.