Kryeministri Edi Rama ka cilësuar opozitën shqiptare një “llumë kënete” dhe ka deklaruar se ajo udhëhiqet nga “bufi i kënetës”.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste, Rama theksoi se vota për PS-në është e vetmja mundësi për ndryshim, ndërsa vota për partitë e tjera është një mundësi për zhgënjim dhe dështim të mëtejshëm.
“Vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin, vota për të tjerët është votë për zhgënjimin. Ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë. Ne kemi në dorë që të çojmë në vend amanetin e heronjve tanë, integrimin e Shqipërisë në BE, kemi në dorë të kemi ulëse me emrin Albania në tryezën e BE.
PS ka rritur prestigjin e Shqipërisë. Ne kemi zbardhur faqen e Shqipërisë në botë. Kjo opozitë ka në krye një buf kënete. Vota jonë ka në themel institucionet europiane të Shqipërisë. Me ne, asnjë fëmijë në Shqipëri nuk do ngelet pa akses në teknologji.”