Vendosni fjalën kyçe....

Pjesë e pengjeve, britanikja: Hamas më mbajti në objekte të UNRWA-së dhe më mohoi trajtim mjekësor


Ish pengu britaniko-izraelite Emily Damari ka zbuluar sot gjatë një telefonate me kryeministrin britanik Keir Starmer se ajo u mbajt nga Hamas në një objekt të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) dhe iu mohua trajtimi mjekësor, pavarësisht se kishte humbur dy gishta. 

Emily, 28 vjeç, kaloi 15 muaj në Gaza pasi u rrëmbye nga shtëpia e saj në Izraelin jugor gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë 1.200 persona.

Ajo u lirua më herët këtë muaj si pjesë e një marrëveshjeje të brishtë armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit. 

Në bisedën emocionale me Starmer, Emily rrëfeu se nuk kishte marrë asnjë trajtim mjekësor, pavarësisht se ishte qëlluar në dorë dhe këmbë gjatë rrëmbimit të dhunshëm.

I vetmi mjet për trajtimin e plagëve që iu dha gjatë gjithë kohës së mbajtjes peng ishte një shishe jodi e skaduar. 

Kjo deklaratë vjen në një moment kur Izraeli ka ndaluar operacionet e UNRWA-së në territorin e tij, duke filluar nga 30 janari, pasi akuzoi disa punonjës të agjencisë për përfshirje në sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se nëntë punonjës të UNRWA-së mund të kenë qenë të përfshirë dhe janë shkarkuar nga puna.  

Megjithatë, ndalimi i UNRWA-së ka ngjallur reagime të forta ndërkombëtare, pasi shumica e popullsisë në Gaza varet nga ndihmat e kësaj agjencie. 

Në telefonatën me Starmer, Emily dhe nëna e saj, Mandy Damari, kërkuan nga kryeministri britanik të ushtrojë “presion maksimal” mbi Hamasin dhe UNRWA-në për të lejuar Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të ketë qasje te 82 pengjet e mbetura ende në Gaza. 

Emily reunited with her mother after 471 days being held captive by Hamas

Mandy ndau gjithashtu një foto të vajzës së saj duke folur me Starmer dhe e falënderoi për mbështetjen e tij në kthimin e Emily-t në shtëpi.

“Hamas e mbajti Emily-n në objektet e UNRWA-së dhe i mohoi trajtimin mjekësor pasi e qëlloi dy herë. Është një mrekulli që ajo mbijetoi dhe ne duhet të sigurojmë ndihmë për pengjet e mbetura,” shkroi ajo në rrjetin social X. 

Ndërkohë, UNRWA ka deklaruar se, pavarësisht ndalimit nga Izraeli, puna e saj humanitare në territoret e pushtuara dhe në Gaza po vazhdon.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë shërbime,” tha Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit e UNRWA-së, në një konferencë për shtyp në Gjenevë. 

Ajo shtoi se çdo ndërprerje e punës së UNRWA-së në Gaza mund të rrezikojë marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Dailymail.com