
Udhëri i presidentit Donald Trump, për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, prek edhe 1 mijë e 874 shqiptarë, mes 1.4 milionë personave në tërësi.
Të paktën kështu thotë edhe një dokument i Drejtorisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE), në SHBA, i publikuar nga Fox News.
Shifra prej 1.4 milionë do të thotë se çështjet e atyre që janë urdhëruar të largohen janë dëgjuar dhe më pas është vendosur për dëbimin e tyre.
Dokumenti i publikuar nga kjo media amerikane pasqyron të dhëna nga nëntori i vitit 2024, të cilat thuhet se do të gjejnë zbatim edhe gjatë fushatës anti-emigracion të presidentit Trump.
Dokumenti i Operacioneve të Zbatimit dhe Dëbimit të ICE-së (ERO) zbulon se këta qytetarë shqiptarë janë aktualisht në dosjen e personave që nuk janë në paraburgimet e ICE-së me urdhra përfundimtarë të largimit, duke e vendosur Shqipërinë midis vendeve të rangut të mesëm të prekur nga dëbimet e mundshme.
Nga 1.4 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA, 261, 651 prej tyre rezultojnë me origjinë nga Honduras, 253, 413 nga Guatemala, 252,044 nga Meksikad dhe 203,822 nga El Savador.

Lexoni dokumenti e plotë (kliko këtu)
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com