
Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos ka mbërritur sot në tokën shqiptare, ku është pritur nga rreth 500 besimtarë me dafina dhe lule.
Pas mbërritjes, kortezhi është nisur drejt Gjirokastrës për një ceremoni përshpirtjeje, e më pas do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të mbahen homazhet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar për masat e veçanta për garantimin e mbarëvajtjes së ceremonive. Nga ora 15:00 e datës 28 janar deri në orën 14:00 të datës 30 janar 2025, do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore:
– Segmenti rrugor “Ibrahim Rugova” nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardin “Zogu i Parë”, rrugën “Mine Peza” dhe Rrugën e Kavajës.
– Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”.
– Rruga “Ded Gjo Luli”do të ketë bllokime të pjesshme, me devijim përmes Rrugës së Selvisë.
– Rruga “Myslym Shyri”dalja do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Në zbatim të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:
– segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;
– Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
– Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë.
Gjithshtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të planëzuar me shërbim në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së tyre dhe shmangien e trafikut.