Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 48-vjeçarit,  gjendet një makinë e djegur në Zall Herr


Një makinë është gjetur e djegur në Zall Herr të Tiranës. Dyshohet se ajo u përket autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha, ngjarje e ndodhur në Zall Mner mëngjesin e sotëm.

Viktima u gjet i qëlluar disa herë brenda mjetit të punës, 200 metra larhg banesës ndërsa në vendin e ngjarjes policia gjeti 12 gëzhoja.

Dyshohet se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator duke qenë se banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Visha është vëllai i Besnik Vishës i cili në vitin 1997 ka vrarë Refik Domin pranë Universitetit Bujqësor në Institut.