
Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie.
Sipas Gjykatës së Tiranës nuk ka asnjë kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonje subjekti politik.
Njoftimi vjen pas lajmit të djeshëm se Basha kishte huazuar logon dhe vulën e një partie të vogël për të mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Dje mediat raportuan se Basha kishte huazuar partinë në fjalë duke i ndërruar emrin e duke e quajtur Koalicioni Euro-Atlantik.
“Ju bëjmë me dije se, nga të dhënat e disponueshme në regjistrin e partive politike, nuk rezulton që të ketë kërkesë për caktimin e personit juridik Endri Hasa si kryetar i ndonjë partie dhe nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nuk rezulton të ketë cështje në gjykim me këtë emër.” – informoi sot Gjykata e Tiranës, shkruan Shqiptarja.