Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm 1.6% e flotës totale, deri në dhjetor 2024 janë 12.4 mijë mjete elektrike/hibride


Deri në muajin dhjetor 2024 numri i makinave elektrike dhe hibride ka arritur në 12,424. Krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2023 numri i mjeteve të flotës Electric/Hybrid Plug-In është rritur 76%.

Të dhënat për periudhën janar -dhjetor 2024 bëhen publike nga Drejtoria e përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Pavarësisht rritjes së numrit të autoveturave elektrike dhe hibride, vijojnë të zënë një peshë të ulët në flotën totale të autoveturave. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit rrugor deri në korrik 2024 numri i autoveturave aktive është 738,299.

Flota e Mjeteve Electric/Hybrid Plug-In në Dhjetor 2024 është 12,424 mjete duke përbërë 1,6% të flotës totale të autoveturave.

Më konkretisht për flotën e mjeteve elektrike dhe hibride rezulton se për muajt janar-dhjetor 2024 janë të regjistruara 3,127 mjete All-Electric ose 72,5% më shumë krahasuar me Janar-Dhjetor 2023. Ndërsa 16,6% e mjeteve me 0 Km të regjistruara për herë të parë janë All-Electric. Flota e Mjeteve All-Electric në dhjetor 2024 arriti në 6,378, ose 92% krahasuar me vitin 2023.

Numri i mjeteve Electric/Hybrid Plug-In të regjistruara deri në janar-dhjetor 2024 është  5,404 ose  64% krahasuar me janar-dhjetor 2023.

40% e autoveturave me 0 Km të regjistruara për herë të parë janë Electric/ Hybrid Plug-In ose  14,3% krahasuar me Janar-Dhjetor 2023.

Në total flota e mjeteve Electric/Hybrid Plug-In deri në Dhjetor 2024 është 12,424 mjete ose 76% krahasuar me 2023.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor vlerësohet se impakti ambiental është pozitiv falë regjistrimeve për herë të parë të mjeteve all-electric.

“Konkretisht janë 4,127,640 Kg CO2/vit më pak dhe 137,588 mushkëri ambientale të pastra. 66,5% e autoveturave të regjistruara gjatë Janar-Dhjetor 2024 janë Euro 5 e sipër”, thuhet në njoftim.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor