
Kryeministri i Hungaris Viktor Orban deklaroi se “fitorja e Donald Trump në SHBA është një goditje e rëndë për rrjetin e Xhorxh Sorosit, që ka përmbytur botën me emigrantë dhe me çmendurinë e gjinive seksuale”.
I ftuar në një podcact në Hungari, ai tha se viti 2025 do jetë një vit shumë i rëndësishëm për çmontimin e ndikimit të rrjetit Soros nga Brukseli dhe Evropa.
Kryeministri hungarez tha se Soros dhe demokratët janë pjesë e një rrjeti të madh me interesa të përbashkëta ekonomike që luftojnë famljet tradicionale e vlerat njerëzore dhe se janë të gatshëm të përdorin luftën për të detyruar vendet e tjera të pranojnë agjendën e tyre.
“Soros dhe demokratët janë në fakt pjesë e një rrjeti të madh. Ata kanë interesa ekonomike thelbësore dhe politika vartësie në këto interesa ekonomike. Ata besojnë se është e drejta, detyra dhe misioni i tyre për të reformuar njerëzimin, gjë që nënkupton detyrimin e vendeve të miratojnë e adoptojnë atë që ata në Uashington e konsiderojnë të drejtë. Kjo çon në përmbytjen e botës nga emigrantët dhe kaosin që sjell emigracioni dhe çlirimin e çmendurisë së gjinive seksuale. Familjet tradicionale më mirë të tërhiqen kur demokratët vijnë në pushtet pasi do ketë parade LGBTQ+ flamujt e LGBTQ+, lëvizje transgjinore, ndërhyrje kirurgjikale për ripërcaktimin e gjinisë dhe një botë që nuk përbëhet më nga burra dhe gra por nga një numër i pacaktuardhe lloj i pacaktuar qeniesh. Kjo ësjhtë pasoja e dytë dhe ata nuk ngurrojhnë që të përdorin luftën për të arritur qëllimet e tyrer ashtu siç kanë bërë në fakt me luftën mes Rusisë e Ukrainës. Kur Donald Trump fitoi për herë të parë në vitin 2016, ndodhi diçka për të cilën nuk kemi folur shumë. Më pas demokratët hynë në Bruksel. E njëjta gjë po ndodh tani. Tani Soros e humbi betejën në Amerikë dhe ajo u çlirua pas fitores së Donakld Trump dhe trupat e tij tani janë tërhequr në Bruksel. Ne evropianët tani po përballemi me një kohë shumë të vështirë pasi ata janë zhytur thellë në Bruksel. Dhe ne mund të kemi vetëm një qëllim nëse vërtet duam të jetojmë sipas vullnetit dhe qëllimit të hungarezëve, që është t’i largojmë ata nga Brukseli. Kështu që ata duhet të futen në një anije dhe të dërgohen në shtëpi në Amerikë. Nëse nuk e bëjmë këtë, Brukseli do bëhet Uashingtoni i ri.” – tha Orban.