Vendosni fjalën kyçe....

Eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të pallatit në Tiranë: Aty hynte e dilte vazhdimisht Bernard Sinomati


Një shpërthim tritoli ndodhi në një apartament në Tiranë, ku frekuentoheshin persona të njohur për policinë, përfshirë Bernard Sinomati, vëllain e Sokol Sinomatit, një personazh i njohur në Vlorë.

Dyshohet se Sinomati bashkëjetonte me Elena Arzën, e cila e kishte marrë me qira banesën. Pas shpërthimit, të dy janë larguar dhe nuk janë gjetur ende.

Në apartament janë gjetur sende dhe dokumente të Sinomatit. Bernard Sinomati dyshohet të ketë qenë shënjestra e një atentati të pas vitit të kaluar, ku u vra nipi i tij, Gëzim Sinomati./Shqiptarja.com