Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në vendin afrikan, 35 fëmijë humbin jetën gjatë panairit


Të paktën 35 fëmijë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën rëndë në një përplasje të turmës gjatë një panairi argëtimi të Krishlindjeve në Nigerinë jugperëndimore të mërkurën, tha policia.

Tetë persona janë arrestuar për përfshirjen e tyre të dyshuar në incidentin e ndodhur, tha në një deklaratë të enjten një zëdhënës i policisë së shtetit Oyo.

Organizatorët kishin premtuar se do u jepnin para në dorë dhe gjithashtu ushqim, por aty u mblodhën shumë njerëz me qindra që nxituan drejt çmimeve të premtuara. Banorët thanë se mbi 5,000 fëmijë ishin mbledhur në vend dhe përplasja ndodhi kur organizatorët kryesorë mbërritën për të nisur ngjarjen.

Policia thaë se ka arrestuar tetë persona që organizuan ngjarjen, mes të cilëve organizatorja kryesore, Naomi Silekunola, një personazh i njohur në qytet.

Ata shpresonin të merrnin para dhe ushqim pasi organizatorët kishin premtuar se do të jepnin 5,000 naira për 5000 fëmijët (rreth 3 dollarë) për 5,000 fëmijë, si dhe do ofronin ushqim falas për të pranishmit.