Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: 15% e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë për shpërndarjen e buxhetit të shtetit për vitin 2025. Sipas Berishës, paratë janë të përqendruara në sektorët ku, sipas tij, po kryhen abuzime të mëdha financiare.

Ai theksoi se 15% e buxhetit është në duar të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të cilën Berisha e akuzoi për lidhje me “vjedhje të organizuara”. Berisha shprehu shqetësim se ministrja është një “asistente kryesore në vjedhje” për kryeministrin Edi Rama dhe shtoi se Balluku është e përfshirë në ndarjen e kontratave të dyshimta, përfshirë ato të Unazës së Tiranës.

“Paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria.

15 përqind e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut, asistentes më kryesore në vjedhje të Edi Ramës, e cila u kujtoj edhe njëherë të dashur qytetarë, mos harroni se në praktikën e Edi Ramës që ndante lejen e ndërtimit për çdo shkallë pallati, Lubi Balluku ndan unazën e Tiranës që ka mbetur në 14 kontrata në mënyrë që të mjelë, vjelë 14 gjoba.

Vjedhëse të tillë nuk ka parë, por gjithçka është në arkën e përbashkët Rama-Balluku, siç i kanë pasur në bashki gjërat”, tha Berisha.