
Uruguai shkon në qendrat e votimit për të votuar për një president të ri këtë muaj, por investitorët po vëzhgojnë me kujdes një tjetër fletëvotim: një referendum për të ulur moshën e pensionit në vendin që po plaket me shpejtësi, që disa frikësohen se mund të gjymtojë financat e vendit.
Vendi i vogël, por relativisht i pasur i Amerikës së Jugut, me 3.4 milionë banorë, është parë prej kohësh si një bastion i tregjeve të lira dhe sipërmarrjeve private në rajon, i cili ka tërhequr firmat e teknologjisë dhe financave dhe zhvillimin e shpejtë përgjatë vijës bregdetare të rivierës.
Por nëse miratohet, reforma do çrrënjoste një sistem privat pensionesh që prej vitit 1996 dhe do ulte moshën e daljes në pension me pesë vjet duke e çuar në 60 vjeç, duke e lënë qeverinë dhe taksapaguesit me një faturë të rëndë.
Lëvizja i bën jehonë zemërimit popullor me lojërat e pensioneve diku tjetër, por do shënonte një rast të rrallë të një vendi që ul moshën e tij të daljes në pension, me kombe duke përfshirë Francën, Britaninë, Japoninë dhe Kinën që kohët e fundit shkojnë në drejtimin tjetër.
Reforma është promovuar nga sindikatat e krahut të majtë, të cilët argumentojnë se do ruante dinjitetin e punëtorëve në pension duke u lejuar atyre më shumë para për një periudhë më të gjatë. Megjithë kundërshtimin e shumicës së partive politike, sindikatat siguruan mbështetje të mjaftueshme në një peticion në prill për të detyruar plebishitin, i cili është i detyrueshëm.
Sondazhet e opinionit tregojnë rreth gjysma e uruguaianëve janë në favor të reformës dhe rreth 40% kundër, megjithëse ky numër ka ardhur në rritje. Votimi i 27 tetorit ka nevojë për një shumicë të thjeshtë për të kaluar.
Reforma do e “bënte të pazbatueshme çdo politikë të tanishme ekonomike ose të sigurimeve shoqërore”, tha ekonomistja uruguaiane Maria Dolores Benavente, duke shtuar se kjo do nënkuptonte kthimin e vendit në “sistemin e paqëndrueshëm” që ishte ndryshuar në vitet 1990.
Mundësia në rritje e një reforme pensionesh ka bërë që pesoja uruguaiane të dobësohet me mbi 10% kundrejt dollarit që nga prilli.
“Nëse miratohet, ajo do rrezikonte qëndrueshmërinë fiskale afatmesme,” shkroi JP Morgan në një shënim të fundit, duke shtuar se rënia e moshës së daljes në pension do të zgjeronte deficitin e pensioneve, ndërsa rritja e pensioneve të nivelit më të ulët do kushtonte 1 miliard dollarë shtesë në vit.