Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me thikë 40-vjeçarja shqiptare në Athinë


Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë me plagë thike në trup në kryeqytetin grek Athinë.

Ajo është identifikuar si Enkelejda Danaj ndërsa i dyshuari kryesor për vrasjen është bashkëshorti i saj.

Ai është shpallur në kërkim nga policia e vendit fqinj.

Sipas mediave greke, viktima e kishte denoncuar tre herë të tjera për dhunë bashkëshortin i cili ishte arrestuar dhe më pas ishte liruar nga gjykata.

Viktimës i janë gjetur pranë çanta me sendet personale dhe policia ka përjashtuar vrasjen me motiv grabitjen.

Danaj është gjetur nga një kalimtar i rastit rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.