Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Partia Demokratike është e bashkuar, duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë parlamentit


Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat pas përfundimit të tubimit jashtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha se PD është e bashkuar.

Bardhi u shpreh se grupi parlamentar, por edhe Partia Demokratike në tërësi është e bashkuar.

Ai tha se pas aksioni në parlament demokratët do duhet të ndërtojnë edhe aksionin jashtë tij, për të cilin sipas tij do të duhet shumë punë.

 “Grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksioni në parlament na duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë tij. Ka shumë punë për t’u forcuar, por një gjë është e sigurtë. PD është e bashkuar”, u shpreh Bardhi.