Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë trupi i pilotit 29-vjeçarit grek pas rrëzimit të avionit, vijojnë kërkimet për pilotin e dytë


Mediat greke bëjnë me dije se trupi i 29 vjeçarit, njëri prej dy pilotëve që drejtonin avionin F-4 Phantom II me dy ulëse , ndërsa vijojnë kërkimet për pilotin e dytë, 31 vjeç.

 “Të hënën, datë 30 janar 2023 në orën 10:30, u rrëzua në det një avion F-4 Phantom II me dy ulëse i Skuadriljes 338 të Krahut Luftëtar 117, i cili po kryente një fluturim stërvitor, 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas, me pasojë vdekjen e bashkëpilotit, toger Marios Michael Turoutsikas, 29 vjeç. Vazhdojnë kërkimet për pilotin Sminagos Efstathios Tsitlakidis, 31 vjeç”, njoftojnë autoritetet.