Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën i riu në Tiranë, u rrëzua nga hoteli ku qëndronte


Një 28-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një hotel në Bulevardin ‘Dëshmorëte Kombit’.

I riu me iniciale A.M. ka humbur jetën në spital.

Po në Tiranë një 81-vjeçare me iniciale S.B. ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ali Demi’.

Njoftimi

“Tiranë/Informacione paraprake

Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.”