Vendosni fjalën kyçe....

100 deputetë konservatorë mund të kundërshtojnë kufizimet Covid të propozuara nga Johnson


Kur u pyet nëse qeveria do të duhet të mbështetet te Laburistët për të miratuar planin e saj të ri Covid përmes Parlamentit, Sekretari i Mjedisit, George Eustice, tha se 100 deputetë konservatorë kanë shprehur ‘shqetësime’ për kufizimet e propozuara nga kryeministrit Johnson dhe mund ta kundërshtojnë atë.

Duke folur për Sky News, Eustice pranoi se ‘ekziston një zhgënjim i madh me masat emergjente që na është dashur të marrim për të trajtuar këtë pandemi. Mund të jenë rreth 100 deputetë që kundërshtojnë, por kryeministri dhe ministrat e tjerë do të punojnë shumë për t’i bindur ata.’

Kjo gjë mund të sjellë telashe përpara votimit të së martës në Dhomën e Komuneve për kufizimet e reja Covid-19 në mbarë Anglinë.

Me një shumicë prej 80 votash, qeveria do të ketë nevojë për mbështetjen e Partisë Laburiste kundërshtare nëse edhe vetëm 40 deputetë konservatorë rebelohen kundër propozimit të Johnson.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *