Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Thumanë/ Humb jetën dhe një grua, policia arreston dy shoferët


Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin Fushë Krujë-Laç.

Ka humbur jetën dhe një grua 57-vjeçare, e cila ishte shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë pas plagëve të marra.

Ajo është viktima e dytë nga ky aksident, pasi dje humbi jetën dhe një grua 39-vjeçare. Të dyja ishin pasagjere në të njëjtin mjet.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip “Opel” ndodhet i plagosur në spital. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orën 11:10, ku mjeti tip “Opel” u përplas nga një trajler.

Sot policia ka njoftuar se ka vënë në pranga dy drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve është në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital.

Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.”– thotë Policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *