
Autoritetet spanjolle vazhduan edhe sot me vendosjen e masave kufizuese për frenimin e rritjes së rasteve me koronavirusin e ri, në rajonin e Murcie duke vendosur mbylljen e diskotekave apo bareve të natës pa terraca.


Autoritetet spanjolle vazhduan edhe sot me vendosjen e masave kufizuese për frenimin e rritjes së rasteve me koronavirusin e ri, në rajonin e Murcie duke vendosur mbylljen e diskotekave apo bareve të natës pa terraca.
“Masa të reja për frenimin e COVID-19 u vendosën si ndalimi i aktiviteteve argëtuese në ambjentet e brendshme. Vetëm terracat janë të lejuara”, njoftoi në Twitter presidendi rajonal i Murcies, Fernando Lopez Miras duke shtuar se takimet me më shumë se 15 persona janë të ndaluara.
Ky rajon bregdetar ka njoftuar gjithashtu mbylljen e qendrave ditore për të moshuarit dhe kufizimet në vizitat në disa shtëpi të moshuarish, masë tashmë e paralajmëruar këtë fundjavë nga Vendi Bask (veri).
Spanja, e goditur rëndë nga pandemia me zyrtarisht më shumë se 28 400 të vdekur, ka regjistruar më shumë se 150 vatra aktive, disa prej të cilave konsiderohen veçanërisht shqetësuese në Aragon dhe Katalonjë, dy rajone fqinje në veri të vendit.
Qeveria rajonale katalanase u bëri thirrje të premten banorëve të Barcelonës dhe të periferive të saj të dilnin nga shtëpitë vetëm për arsye thelbësore.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon edhe një mandat në…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka ndarë një mesazh urimi për fitoren e Albin Kurtit. Ahmeti shprehet…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe bashkëpartiakët e tij së bashku me partnerët e koalicionit kanë festuar në sheshin…
Lëvizja Vetëvendosje kryeson zgjedhjet parlamentare në Kosovë me rreth 50% të votave, sipas rezultateve paraprake. Pas publikimit të këtyre rezultateve,…