Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Joe Watss? Jeta plot rreziqe e dublantit të Vin Diesel që ndodhet në koma (VIDEO)


Joe Watts, dublanti i Vin Diesel në filmin  “Fast & Furious” ndodhet në gjendje kritike. Pak ditë më parë, Watts ra me kokë nga një lartësi deri në 30 metra, në setin e filmit të famshëm.

Motorristi u shtrua urgjent në spital në kushte shumë të rënda shëndetësore dhe është në gjendje kome.

Sipas mediave të showbizz-it amerikan, marifeti që Watts kishte për qëllim të realizonte përfshinte hedhjen nga një ballkon tridhjetë metra lart në qiell dhe të kapej nga një tel sigurie.

Por teli nuk arriti të vendoset mirë dhe ai ra me kokë në tokë.

Kjo ndodhi para shumë njerëzve, përfshirë edhe Diesel. Ai u pa në set disa sekonda pas tragjedisë, i zverdhur, nën shok dhe me lotë në sy.

Tani për tani, Watts është në spital në gjendje kritike pasi është futur në një gjendje kome të shkaktuar nga mjekët. E fejuara e Watts, Tilly Powell foli për ngjarjen e tmerrshme në mediat sociale: “Zemra ime është e copëtuar. Unë e dua atë shumë. Familija e tij dhe miqtë janë pranë tij për ta ndihmuar të përballojë të gjithë këtë”, shkroi ajo në Facebook .

Jeta e dublantit

Për Tilly-n, një aksident si ky mund të jetë shkatërrues, por nga ana tjetër ajo është përgatitur gjithë jetën për një gjë të tillë.

Ajo vjen nga një familje dublantësh.“Ajo u rrit me një baba i cili ishte një dublant dhe ka ndjekur të njëjtën karrierë. Ajo e dinte që ata gjithmonë përballeshin me rreziqe nga ndonjë marifet. Tilly është në spital me Joe dhe si të gjithë të tjerët vetëm lutet që Joe të mbijetojë. Joe është një nga njerëzit më të bukur që mund të takoje. Të gjithë në familje e duan atë dhe ai i është përkushtuar Tilly-t”, tha një burim pranë familjes.

Edhe Tilly vetë është e përfshirë në këtë punë. Ajo vetë është një dublante dhe po punonte me grupin e Bodyguardave të Gruas së Hitmanit diku tjetër në zonën e Londrës, kur mësoi se çfarë ndodhi me të fejuarin e saj.  Ajo la setin për të qëndruar pranë të fejuarit.

Disa mund të spekulojnë për nivelin e përvojës së Joe, por ngjarja nuk kishte asnjë lidhje me këtë.

Joe Watts, ka punuar si një duplant në Game of Thrones, The Bodymanard The Hitman, Kingsman: The Circle Golden, Mision: Impossible – Fallout, Star Wars: The Last Jedi and Spider-Man: Far From Home.

Të gjitha këto përfshinin realizimin  e një sërë manovrave të rrezikshme. Sikurse shihet në dy videot e mëposhtme, dublanti duket se e dashuronte rrezikun dhe e shijonte çdo sekondë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *