Vendosni fjalën kyçe....

Victoria Beckham theu rregullat në dasmën e Sergio Ramos (FOTO)


Futbollisti Sergio Ramos dhe Pilar Rubio u  martuan këtë fundjavë. Në ceremoninë e mbajtur në spanjë, morën pjesë edhe çifti i famshëm David dhe Victoria Beckham.

Por kjo e fundit, theu rregullin që asnjë përveç nuses mos të vishej me të bardha. Ajo u shfaq e veshur me një fustan të bardhë me printe zinxhirësh dhe me një palë stiletto ngjyrë rozë e ndezur. Fustani është i njëjtë me atë që dukesha e Sussex-it Meghan Markle, ka veshur kur ishte shtatzënë në Commonwealth Service.

Fustani është shfaqur për herë të parë në pasarela në shkurt gjatë London Fashion Week dhe i përket koleksionit të Victoria-s, vjeshtë-dimër 2019.

Nëse për rastin e Meghan nuk kishte problem ngjyra e fustanit, në rastin e stilistes së famshme po. Rregulli se askush nuk duhet të vishet me të bardha në dasmë përveç nuses dihet, por në veçanti kjo dasmë kishte një kod strikt veshjesh.

Kjo pasi të ftuarit u këshilluan të mos vishnin ngjyrën e bardhë, të kuqen, portokallinë, jeshilen dhe rozën. Por Victoria nuk do t’ja dijë për rregullat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *