Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh të qartë nga Kamza: Pa u shporrur Edi Rama s’ka zgjedhje


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, po zhvillon një takim me qytetarët dhe mbështetësit e PD-së në Kamzë. Para mbërritjes ai u prit nga një numër i madh qytetarësh të cilët i kishin dalë para me flamuj dhe makina.

Në fjalën e tij kryedemokrati tha se zgjedhje në 30 qershor nuk do ketë ndërsa zgjedhje nuk do ketë me Edi Ramën kryeministër.

“Beteja nuk bëhet për pushtet por për Shqipërinë në Europë. Ju bëj thirrje të gjithë zyrtarëve të administratës. Të mos firmosin asnjë tender, asnjë akt korruptiv që grabit pasuritë e shqiptarëve pasi nuk do ju shpëtojë asgjë përpara ligjit. Do përballeni me të për çdo akt të këtillë. Pa u shporrur Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.” – tha Basha.

Më tej kreu i PD-së, theksoi se njësoj si në vitet 90’ vendi po përballet me një eksod masiv. Më shumë se 500 mijë shqiptarë janë larguar vitet e fundit tha Basha, ndërkohë që për lotarinë amerikane kanë aplikuar më shumë se 300 mijë shqiptarë këtë vit.

“Dyert e Europës do hapen kur të gjithë të jemi të barabartë para ligjit. Kur qeveria ta ketë lidhur fatin me qytetarët dhe interesat e tyre dhe jo me oligarkët dhe krimin e organizuar. Si kurrë më parë nga vendi po largohet kush të mundë. Qindra mijëra qytetarë po e braktisin vendin që qeveriset nga krimi i organizuar.” – theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *