Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Sot e pa gjithë bota vendosmërinë e një populli të bashkuar


Kryetari i PD-së Lulzim Basha  ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës, e cila zgjati për katër orë.

Basha shprehet në ‘Facebook’ se e gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës.

Sipas Bashës, shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar.

Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve! Rroftë Shqipëria“-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *