Vendosni fjalën kyçe....

“Fiati” përplas këmbësoren në Fier, në gjendje të rëndë


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit.

Mësohet se në afërsi të karburant “Braka Oil” një automjet tip “Fiat” ka përplasur një këmbësore, e cila ka mbetur e plagosur.

Gruaja është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Identiteti i saj nuk bëhet i ditur, ndërsa njoftohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me inicialet N.T, 50 vjeç, dhe po merret në pytetje.

 “Në datë 07.11.2018, rreth orës 05:45,  në aksin rrugor Fier-Patos , në afërsi të karburant “Braka Oil”, shtetasi N.T, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka goditur një këmbësore. Shtetasja e dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi N.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetases së aksidentuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *