Vendosni fjalën kyçe....

Parulla me thirrje raciste, FSHF dënon Partizanin: Pa tifozë në dy ndeshje


Pas deklaratës së një dite më parë ku u distancua nga parulla me thirrje raciste e paraqitur nga tifozët në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar ditën e sotme Partizanin.

 Vendimi që FSHF ka marrë ndaj Partizanit është që dy ndeshje do të luajë pa tifozë. Sipas FSHF-së ky vendim erdhi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste.

Ndërkohë, po për këtë ndeshje është dënuar edhe klubi i Skënderbeut me 50 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *