Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Vrijon të Krujës, zjarrfikësja në vështirësi për të ndërhyrë


Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në malin e fshatit Vrijon të njësisë administrative në Nikël në rrethin e Krujës.

Zjarri ka rënë në një zonë që është me shkurre, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësja e Krujës dhe pse është në vendin e zjarrit nuk ndërhyn dot për të shuar apo lokalizuar flakët.

Deri më tani mësohet se janë djegur rreth 5 hektarë, ndërsa zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *