Vendosni fjalën kyçe....

“Përgëzime policisë për reagimin e vetëpërmbajtur ndaj molotovarëve” – Lamallari


Ministri i Brendshëm Lamallari ka përgëzuar policinë për punën e bërë mbrëmjen e sotme. Ai shkruan se efektivët reaguan në mënyrë profesionale, të vetëpërmbajtur dhe neutralizuan personat që që donin të digjnin qytetin.

Ai nënvizon se vendi nuk do merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të djegur qytetin e për të fshehur dështimin.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët.”