
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bajram Curri, ku policia ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, pas një konflikti për motive të dobëta mes disa personave.
Autori i dyshuar, i identifikuar me inicialet A. I., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve, S. M. dhe S. D., të dy 18 vjeç, duke plagosur njërin prej tyre në dorë.
I plagosuri ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është larguar për në banesë, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, ndërkohë që hetimet po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.