Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria dhe Rusia nënshkruajnë plan me 12 pika për lidhje më të ngushta


Hungaria dhe Rusia nënshkruan në heshtje një plan me 12 pika për të thelluar lidhjet në sektorët e energjisë, tregtisë dhe kulturës, raportoi sot “Politico”, transmeton Anadolu.

Duke cituar dokumente të qeverisë ruse të pa raportuara më parë, “Politico” tha se ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto dhe ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko nënshkruan marrëveshjen pas një takimi në Moskë në dhjetor.

Marrëveshja synon të zgjerojë bashkëpunimin në sektorë që përfshijnë energjinë dhe hap derën për kompanitë ruse për të nisur projekte të reja të energjisë elektrike dhe hidrogjenit në Hungari, sipas raportit.

Thuhet se marrëveshja propozon rritjen e arsimit në gjuhën ruse në Hungari si dhe zgjerimin e programeve të arsimit dhe shkëmbimit kulturor.

Një dokument tha se “Rusia dhe Hungaria trajtuan çështjet aktuale të bashkëpunimit dypalësh tregtar dhe ekonomik, aktiviteteve të përbashkëta në sektorin e energjisë, industrisë, kujdesit shëndetësor, bujqësisë, ndërtimit dhe fushave të tjera me interes të ndërsjellë si dhe në sferën kulturore dhe humanitare”, shtoi “Politico”.

Kur u pyet për dokumentet, Szijjarto tha për “Politico” se “Bashkëpunimi dypalësh i Hungarisë udhëhiqet nga interesi kombëtar, jo nga ndonjë presion për t’u përshtatur me mediat kryesore liberale jashtëzakonisht të anshme”.

Raporti vjen disa ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës në Hungari.

Kundërshtari kryesor i kryeministrit Viktor Orban, Peter Magyar, e ka akuzuar administratën për “tradhti të hapur” për shkak të lidhjeve të saj me Moskën.