Prej orës 15:30 sot, nafta do të tregtohet me 4 lekë më pak, pra 220 lekë për 1 litër. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës. Çmimi i benzinës vijon të mbetet i pandryshuar, 181 lekë litri.
Aktualisht nafta tregtohet me 224 lekë/litri ndërsa në veprim është akoma ulja me 20% (ose me 8 lekë) e taksës së akcizës. Pas orës 15:30, vendimi për uljen e akcizës e humbet veprimin dhe do të rikthehet në fuqi vetëm në rast se çmimi i naftës kapërcen përsëri mbi 220 lekë për litër.
Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
