Vendosni fjalën kyçe....

“Prioriteti ynë largimi i Ramës me protesta. Ata që kanë punuar për qeverinë do ikin” – Berisha


Kryedemokrati Berisha tha sdot se opozita ka dy prioriteteqë janë largimi I kryeministrit Edi Rama përmes protestave dhe largimin e të gjithë atyre nga radhët e PD-së që kanë punuar për qeverinë.

Ai tha se selia blu ka një gjykatë që do analizojë të gjithë faktorët e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, gjykatë që sipas tij ka marrë vendimet për disa përjashtime nga radhët e demokratëve ditët e fundit.

“Strategjia jonë është, largimi i Edi Ramës nga pushteti, si kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale që ka qeverisur Shqipërinë. Si një rrezik real edhe për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë, për shkak të lidhjeve të tij me organizatat më agresive. Se të jesh rrezik për sigurinë je rreziku më i keq. Pra kjo është strategjia jonë dhe ne vazhdojmë të palëkundur në këtë strategji. Së pari, nga ata që janë përjashtuar, aty ishte vetëm njëri dhe ai është përjashtuar me motive të qarta. Ai ka qenë nënkryetar, në fushatë elektorale ka punuar për kundërshtarët, për të mos thënë edhe ca gjëra të tjera, nuk ka nevojë, por edhe ai dhe çdo njeri tjetër, ka një gjykatë kjo parti, duhet të paraqesë ankesat.

Nuk është Sali Berisha gjykatësi i partisë. Po, Sali Berisha ka premtuar me kohë që do bëhen analiza. Ka premtuar me kohë që në këto analiza do nxirren përgjegjësitë, pa diskutim. Në qoftë se iksi apo ipsiloni për shkaqe, nuk më interesojnë, bën fushatë dhe bën thirrje të votohet, bën thirrje ditën para votimit që të votohet për kandidatin e Tom Doshit, unë mendoj se është më e pakta që mund të them pacipësi ekstreme të pretendojë se ka ndonjë gjë të përbashkët me PD.

Marrin përsipër një mision të turpshëm, të neveritshëm. Shkove bëre fushatë për deputetin kundërshtar, tani shkon të më shitesh mua se të mbaroi periudha e qirasë? Jo. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të Edi Ramës dhe atyre që bëhen lolo të tyre.” – shtoi Berisha.