Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet në sallën e Kuvendit, PS ndërpret diskutimet, kalon në votim pikat e rendit të ditës


 

Partia Socialiste ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim të të gjitha pikave të rendit të ditës.

“Pas shumë përpjekjesh nga ana juaj për të rivendosur rregullin, deputetët goditen për shkak të detyrës, në këto kushte propozoj për mbylljen e diskutimeve dhe kalimin në votim”, tha kreu I grupit të PS-së, Taulant Balla.

Demokratët protestuan dhe Flamur Noka e Gent Strazimiri zunë sërish foltoren e Kuvendit.