Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi për mungesën e Ramës: Detyrimi për t’iu përgjigjur interpelancave nuk delegohet



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mos qenë prezent në Kuvend gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku mbi korporatën e investimeve.

Rama ka deleguar përgjigjen te ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Dalina Ibrahimaj, gjë që sipas Bardhit shkel detyrimin kushtetues të kryeministrit.

“Kryeministri është i detyruar që t’u përgjigjet interpelancave të deputetëve. Ne nuk kemi kërkuar ministren, por kryeministrin. Asnjë nen i Kushtetutës nuk i jep të drejtë kryeministrit të delegojë këtë detyrim. Të drejtat mund të delegohen, detyrimet jo; ato përmbushen. Duhet të ndërprisni seancën dhe t’i kërkoni kryeministrit të përmbushë detyrimin e tij ndaj Kuvendit. Nëse nuk e sillni, duhet të shtyni seancën,” tha Bardhi.