
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 7 prill shqyrtimin e kërkesës për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
BW raportoi se Prokuroria ka kërkuar kohë që të njihet me të gjitha pretendimet e mbrojtjes.
Beqaj ndodhet në burg që nga 4 korriku i viti 2024, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, që lidhet me shpërdorimin e fondeve të SASPAC, institucionit që ai drejtonte.
Teksa paralelisht ndodhet edhe në proces gjyqësor për Sterilizimin.